Ekspertët vlerësojnë dëmet e zjarrit në katedralen e famshme të Notre-Dame

Publikuar tek: bota, më 21:57 16-04-2019 Ekspertët vlerësojnë dëmet e zjarrit në katedralen e famshme të Notre-Dame

Ekspertët kanë filluar vlerësimin e dëmeve në katedralen Notre Dame të Parisit, pas deklaratës së zyrtarëve se zjarri që shkatërroi kishën e famshme ishte shuar. 

Zëdhënësi i zjarrfikësve të Parisit, Gabriel Plus, tha se specialistët dhe arkitektët kishin filluar "studimin e lëvizjeve strukturore dhe shuarjen e materialit të shkrumbuar."

Megjithëse zjarri shkaktoi dëme masive në ndërtesën e famshme gotike në qendër të Parisit, shefi i brigadës zjarrfikëse të qytetit, Jean-Claude Gallet, u tha gazetarëve se zjarrfikësit kishin shpëtuar dy kullat emblematike të katedrales dhe strukturën prej guri. Flakët, të cilat gjatë djegies shkonin në deri 10 metrash lartësi, shkatërruan një pjesë të mirë të çatisë dhe shkaktuan rrëzimin e saj.

Zyrtarët e Parisit thanë se zjarrfikësit punuan për të shpëtuar sa më shumë vepra arti dhe objekte të shenjta nga katedralja e shekullit të 12-të. Nënkryetari i Bashkisë së Parisit Emmanual Gregorie tha se copat e Kurorës së supozuar të Krishtit u shpëtuan dhe u transportuan në një vend "sekret". Gjithashtu, organoja me famë botërore e shekullit të 18-të mbijetoi, tha zyrtari, po ashtu edhe statujat që ishin hequr vetëm disa ditë më parë për restaurimin dhe thesare të tjera brenda katedrales.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, megjithëse zyrtarët e zjarrfikësve thanë se flaka mund të kishte lidhje me “punimet e rinovimit” që po bëheshin në ndërtesë.

Prokurori i Parisit Remy Heitz tha se është duke u zhvilluar një hetim që përfshin 50 specialistë, i cili do të jetë "i gjatë dhe kompleks". Heitz tha se hetuesit do të intervistojnë punëtorët e pesë kompanive që punojnë për restaurimin. Zëdhënësi i njërës prej kompanive, Julien le Bras, tha se "të gjitha masat e sigurisë janë respektuar" nga 12 punëtorët e tij, të cilët ai tha se janë "duke marrë pjesë në hetim pa asnjë hezitim".

Katedralja katolike mesjetare është një nga monumentet historike më të vizituara në Evropë, me miliona njerëz që shkojnë aty çdo vit. Ajo daton në shekullin e 12 dhe njihet si skena e ngjarjeve të romanit klasik të Viktor Hygosë, “Kurrizoja i Notrë Damës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091218948364258
array(1) { ["section"]=> string(81) "ekspertet-vleresojne-demet-e-zjarrit-ne-katedralen-e-famshme-te-notre-dame-160714" }