Eksperti australian: Koronavirusi nuk mund të ndalohet derisa të infektohet shumica e botës

Publikuar tek: bota, më 22:45 03-07-2020 Eksperti australian: Koronavirusi nuk mund të ndalohet derisa të infektohet shumica e botës

Një ekspert australian ngre alarmin se koronavirusi do të avancojë duke infektuar pjesën më të madhe të botës.

Gjatë kësaj jave, numri i personave të infektuar në të gjithë botën i kaloi 10 milion, ndërsa 500 mijë kanë ndërruar jetë.

Profesori Peter Collignon, një doktor i sëmundjeve infektive dhe mikrobiolog në Universitetin Kombëtar Australian tha se deri tani është infektuar me Covid-19 vetëm një pjesë e vogël e popullsisë në botë.

Ai thotë se stina e verës nuk po tregon shenja për ngadalësimin e përhapjes së virusit.

“Normalisht ne presim që këto viruse të përhapen më tepër gjatë dimrit, por po shohim që edhe në verë po përhapet lehtësisht,” u shpreh ai, raporton The Sun.

“Realiteti po tregon se kjo do të vazhdojë derisa një pjesë e madhe e botës të jenë të infektuar, ose derisa të gjejmë një vaksinë të sigurtë dhe efektive”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018548965454102
array(1) { ["section"]=> string(97) "eksperti-australian-koronavirusi-nuk-mund-te-ndalohet-derisa-te-infektohet-shumica-e-botes-212752" }