Eksperti i Ballkanit Tim Judah: Aktakuza për Thaçin u bë publike për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve

Publikuar tek: politike, më 18:43 03-07-2020 Eksperti i Ballkanit Tim Judah: Aktakuza për Thaçin u bë publike për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve

Gazetari dhe analisti politik, Tim Judah, njëherësh autor i 3 librave për Ballkanin thotë se për aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi punohej prej 20 vitesh.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se prokurori bëri publik emrin e presidentit për të ndryshuar qëllimisht rrjedhën e ngjarjeve. Për sa i përket dialogut, Judah thotë se, tashmë ai është në duart e BE, por Thaçi është jashtë ekuacionit politik.

Z. Judah shumë faleminderit që na dhatë mundësinë të dëgjojmë mendimin tuaj këtu në Euronews Albania. Ju jeni ekspert i historisë së marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë dhe autor i disa librave me fokus pikërisht këto dy vende. Supozoj se i keni ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Por, pikë së pari do të doja të dija se çfarë mendoni për akuzat e ngritura kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi?

Judah: Për pothuajse 20 vjet,  në një formë apo tjetër,  mendoj se ata  kanë qenë duke punuar në lidhje me këtë çështje. Unë supozoj se nëse një prokuror beson se ka mjaftueshëm prova,  ai beson se ka prova të mjaftueshme për të dërguar z. Thaçi në gjykatë dhe ta dënojë atë. Kjo nuk është ajo që unë mendoj, por është e qartë që kjo është ajo të cilën e beson prokurori. Kjo nuk është një histori e re, vazhdon prej më shumë se 20 vitesh.

Po, por si e shpjegoni faktin që këto akuza u bënë publike pa u konfirmuar ende nga Gjykata Speciale?

Judah: Unë mendoj se ajo çfarë ka ndodhur është se Prokurori ka marrë informacione ose është shqetësuar tej mase, se në kohën që z. Thaçi do të shkonte në Uashington do të arrihej një marrëveshje ose diçka e tille, e cila do të ndryshonte komplet rrjedhën e gjërave, ose gjënë që do të donte të bënte ai (prokurori), në lidhje me akuzat e tij kundër z. Thaçi. Mendoj se ai (prokurori) u gjend në një pozitë të vështirë, mendoj se nuk mund të provonte akuzat e tij, Gjykata dhe prokurori nuk do ta pranonte kurrë këtë, kështu që kjo mbetet një spekulim. Pas diskutimeve edhe me persona të tjerë mendoj se ky është edhe shpjegimi më logjik i kësaj situate, sepse në një situatë tjetër ata s’do ta kishin marrë kurrë një hap të tillë.

Sipas mendimit tuaj a kishte ndonjë konspiracion i cili çoi në anulimin e takimit të Uashingtonit, të planifikuar për tu mbajtur në 27 Qershor në Shtëpinë e Bardhë dhe nga kush?

Judah: Çështja është se nuk kemi të bëjmë me konspiracion.  Unë besoj se Prokurori ishte i shqetësuar se ndonjë marrëveshje do të nënshkruhej në Uashington e cila në njëfarë mënyre do të ndalonte z. Thaçi të përballej me këto akuza.  E përsëris, mendoj se ai reagoi para, se të ndodhte ndonjë gjë në Uashington. Mendoj se kjo ka qenë rrjedha e ngjarjes. Nuk mendoj se ka pasur politika konspirative, sic kanë artikuluar shumë njerëz.

Çfarë mendoni se mund të ndodhte nëse do te ndiqej plani i Richard Grenell, të dërguarit amerikan për dialogun ?

Judah: Nuk e di cili ka qenë plan i tij, askush nuk e ka idenë se çfarë mund të ndodhte në Uashington. Disa javë më parë ka pasur shumë bisedime për shkëmbimet territoriale. Z. Grenell tha se kjo gjë nuk është diskutuar kurrë me të. Z Thaçi e mohoi një gjë të tillë. Pastaj z. Grenell deklaroi se në fakt ata do të diskutonin në lidhje me ekonominë dhe BE do të jetë përgjegjës për politikën. Por në nuk mund të jemi të sigurtë, sepse takimi nuk u realizuar kurrë. Askush nuk ia ka idenë se çfarë mund të diskutohej në atë takim.

Mendoj se një rivalitet mes BE dhe SHBA do të dëmtonte Kosovën? Serbia ka një mbështetje të fortë Rusinë dhe Kinën, por ka mbështetje dhe në Uashington...

Judah: Parimisht mendoj se po, por supozoj se po bëhet pak teorike tani. Sepse më afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kjo e fundit nuk besoj se do të jetë shumë e përfshirë, vetëm nëse ndodh diçka shumë shpejt. Kështu që e gjitha beteja është zhvendosur sërish në duart e BE. Dhe mendoj se i dërguari BE- Miroslav Lajcak mendoj se është tejet i lumtur për këtë gjë, i surprizuar por i lumtur.  Tani ai do të mundohet të marrë hapa në lidhje me këtë por do ta ketë të vështirë për ta bërë këtë sepse Z. Thaçi ka dalë jashtë këtij ekuacioni politik.

Pyetja e fundit, z. Judah në këndvështrimin tuaj, çfarë strategjie duhet ndjekur për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë? A mund të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve brenda këtij viti?

Judah: Jo nuk mendoj se është e mundur të arrijmë një marrëveshje Brenda këtë vit. Mendoj se është e pamundur. Nuk kemi palë të barabartë për të negociuar tani. Kemi një president me fuqi të plotë të Serbisë në njërën anë dhe kemi një president të Kosovës i cili është nxjerrë jashtë ekuacioni. Nuk është realiste për Presidentin e Serbisë të negociojë me kryeministrin e Kosovës. Nuk mendoj se mund të ndodhë. Nuk mendoj se kjo gjë do të ndodhë këtë vit. Ajo që mund të ndodh tani është pikërisht fakti që z. Lajcak mund të thotë... janë 20 apo 25 marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës dhe shumë prej tyre nuk janë implementuar. Ajo që z. Lajcak mund të bëjë tani është të përpiqet të nxisë më tej që marrëveshjet që ekzistojnë të mund të zbatohen. Pra nuk besoj se në një të ardhme të afërt të ketë ndonjë progres...

Po, por çfarë strategjie mund të ndiqet për të zgjidhur konfliktin mes dy vendeve?

Judah: Idealisht do ishte dy shtete të barabarta në Ballkanin Perëndimor, Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës. Serbët të ndjenin të sigurtë se të drejtat  e tyre janë përmbushur në Kosovë, por nëse kjo do të ndodhë nuk e di, nuk besoj se kjo mund të ndodhë në një kohë të afërt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010442018508911
array(1) { ["section"]=> string(108) "eksperti-i-ballkanit-tim-judah-aktakuza-per-thacin-u-be-publike-per-te-ndryshuar-rrjedhen-e-ngjarjeve-212729" }