Eksperti i ekonomisë Civici: Ndërhyrja e qeverisë është arma kryesore në këtë situatë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:06 01-04-2020 Eksperti i ekonomisë Civici: Ndërhyrja e qeverisë është arma kryesore në këtë situatë Eksperti i ekonomisë Ardian Civici

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici thotë se ndërhyrja e qeverisë është arma kryesore për situatën  në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.

I ftuar në “Arena”, Civici tha se ndihma e qeverisë deri më tani ka pasur një karakter më social, ndërsa me evoluimin e situatës duhet një ndërhyrje në raport me bizneset.

“Ndërhyrja e qeverisë është arma kryesore në këtë situatë. Kështu po bëjnë edhe shumë vende të tjera të botës, pasi gjithçka varen nga paketat e ndihmës së qeverisë. Janë dy paketa kryesore që kanë të bëjnë me konsumin dhe personat në nevojë, por menjëherë pasi kalon muaji i parë janë punonjësit të cilët kanë si burim kryesor të të ardhurave pagën e tyre mujore. Gjithë bizneset dhe shërbimit janë të mbyllura dhe vështirësia e bizneseve për të paguar pagat është e madhe.

Dhe mendoj se paketa e qeverisë ka qenë me karakter sociale, dhe ka filluar të shpërndahen ato që quhen pagat e luftës në raport me atë që kanë raportuar bizneset.  Por sa më tepër evoluon situata tani kanë dalë në plan një paketë B me një këndvështrim më të gjithë që përtej nevojave të konsumit duhet të  fillojë të mendojë për plotësimin e nevojave për likuiditet, por edhe mbështetje të formave të ndryshme”, u shpreh Ardian Civici, ekspert ekonomie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088620185852051
array(1) { ["section"]=> string(91) "eksperti-i-ekonomise-civici-nderhyrja-e-qeverise-eshte-arma-kryesore-ne-kete-situate-200992" }