Eksperti i Ekonomisë: Historia e Covid nuk ka patur në qendër të sëmurët por të shëndoshët, shkatërrimin dhe modifikimin e jetës!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:38 27-05-2020 Eksperti i Ekonomisë: Historia e Covid nuk ka patur në qendër të sëmurët por të shëndoshët, shkatërrimin dhe modifikimin e jetës! Dritan Shano

Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano, ka qenë gjithnjë skeptik sa i takon pandemisë botërore Covid 19.

Në një koment të fundit, ai thotë se e gjitha kjo është bërë për t’i shkatërruar dhe modifikuar jetën njerëzve të shëndetshëm.

“Masat e marra prej qeverive kanë shkatërruar vendet, ekonomitë, demokracitë bazuar mbi një panik të pambështetur nga asnjë shkencë. Insistimi tek këto masa, dhe futja e njerezve në labirinthe masash të tjera, po bëhet minimalisht pse qeveritë nuk duan të pranojnë përgjegjësinë e efekteve të rënda që kanë sjellë "gabimet" e tyre, ose për të konsoliduar me çdo formë e mënyrë një raport të ri forcash mes vendeve në skakierën ndërkombëtare”, shkruan Shano.

KOMENTI I PLOTË:

Mendoj se po të lesh mënjanë Shqipërinë me kurbën e saj kaçurrelse, çdo ditë që po kalon nxjerr në pah se e gjithë historia me Covid 19 duket sikur nuk ka patur në qendër të vemendjes të sëmurët, por përkundrazi të shëndoshët - shkatërrimin dhe modifikimin e jetës së këtyre të fundit në nivel politik, ekonomik dhe social.

Futja në arrest shtëpie e njerëzve me justifikimin e sheshimit të kurbës po vijon tashmë me artikulimin e nevojës për të pritur vaksinën. Shifrat e vdekshmërisë nga Covid-19 po ulen dhe do vazhdojnë të ulen, shumë më poshtë se 3.5% i pretenduar nga OBSH - sic edhe po nxirret në pah gradualisht nga CDC amerikane - duke e nxjerrë alarmin që shkaktoi mbylljen e ekonomive dhe pezullimin e demokracisë, për atë që është - një alarm të rremë.

Masat e marra prej qeverive kanë shkatërruar vendet, ekonomitë, demokracitë bazuar mbi një panik të pambështetur nga asnjë shkencë. Insistimi tek këto masa, dhe futja e njerezve në labirinthe masash të tjera, po bëhet minimalisht pse qeveritë nuk duan të pranojnë përgjegjësinë e efekteve të rënda që kanë sjellë "gabimet" e tyre, ose për të konsoliduar me çdo formë e mënyrë një raport të ri forcash mes vendeve në skakierën ndërkombëtare.

Deklaratat më të fundit, të Ministrit të Jashtëm të BE, Josep Borrell që e konsiderojnë "krizën e Covid si një pikë kthese në ndryshimin e forcave nga Perëndimi në Lindje", dhe se "Bashkimi Europian është tashmë nën presion për të zgjedhur në cilën anë do të jetë", të bëjnë të mendosh së BE do e përdorë këtë moment së paku për të vendosur Presidentin Trump nën presion, pasi vendeve Europiane asnjëherë nuk ua ka mbajtur t'i kundërvihen Kinës.

Mbetet të shohim, nëse kjo sjellje e vendeve të Europës synon të ndikojë thjesht në mos-konfirmimin e Trump si President i USA në Nëntor 2020, apo se qeveritë aktuale te BE po duan t'i bëjnë bashkarisht, në mënyrë ceremoniale dhe përfundimtare, shurrën Omaha Beach, në favor të dragoit komunist Kinez.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011852979660034
array(1) { ["section"]=> string(133) "eksperti-i-ekonomise-historia-e-covid-nuk-ka-patur-ne-qender-te-semuret-por-te-shendoshet-shkaterrimin-dhe-modifikimin-e-jetes-207979" }