Eksperti i ekonomisë: Mbyllja si kurë ndaj COVID-19, ështe më keq se virusi, do mbetemi pa lekë në xhep

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 04-04-2020 Eksperti i ekonomisë: Mbyllja si kurë ndaj COVID-19, ështe më keq se virusi, do mbetemi pa lekë në xhep Eksperti i ekonomise Dritan Shano

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano shprehet se mbyllja e ekonomisë si kurë ndaj COVID-19 është më keq se virusi, pasi do të mbetemi pa asnjë lekë në xhep dhe do të kemi vështirësi edhe për t'u ushqyer.

Shano thotë se kjo situatë është e krijuar nga qeveritë, me një arsyetim gjakftohtë se mbylja e ekonomive sjell vdekjen më të ngadaltë të njerëzve, por kjo është diçka që askush nuk mund ta provojë.

Eksperti i ekonomisë përmend edhe studimet e OBSH, ku në 100 njerëz të prekur nga virusi, 80 prej tyre e kalojnë lehtë, 15 kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe vetëm 5 persona kanë nevoje për terapi intensive, ndërsa ata që humbin jetën janë te ky grupi i vogël i 5 personave.

"Nga ana tjetër, prej mbylljes së ekonomisë nga qeveritë në 100 njerëz të prekur, të 100-ve u nxihet jeta, dhe të 100-ë mbeten pa punë, pa para, pa ushqim", shkruan Shano, duke theksuar se hesapet mund t'i bëjë çdokush, duke futur dorën në xhep dhe duke parë "baballarët" e gjetur në televizor.

Postimi i plotë:

Situata e krijuar nga koronovirusi është në fakt situatë e krijuar nga qeveritë, me arsyetimin gjakftohtë se mbyllja e ekonomive e sjell vdekjen e njerëzve më ngadalë se Covid-19. A është e vërtetë kjo? Askush nuk mund ta thotë me siguri.

Ajo që është e vërtetë, sipas OBSH, është se në 100 njerëz të prekur nga virusi, rreth 80 prej tyre imunizohen në këmbë, 15 kanë nevojë për trajtime të ndryshme mjekësore, dhe vetëm 5 për terapi intensive. Ata që humbin jetën janë kryesisht tek ky grupi i fundit i 5 njerëzve.

Nga ana tjetër, prej mbylljes së ekonomisë nga qeveritë në 100 njerëz të prekur, të 100-ve u nxihet jeta, dhe të 100-ë mbeten pa punë, pa para, pa ushqim.

Por hesapet, tani pas tre javësh a më shumë, secili prej jush mund t'i bëjë vetë. Duke futur dorën në xhep dhe duke parë televizor baballarët e gjetur. Personalisht, mendoj se mbyllja e ekonomisë si "kurë ndaj Covid-19, është më keq se virusi vetë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097842216491699
array(1) { ["section"]=> string(107) "eksperti-i-ekonomise-mbyllja-si-kure-ndaj-covid-19-eshte-me-keq-se-virusi-do-mbetemi-pa-leke-ne-xhep-201274" }