Eksperti i financave në PD jep alarmin: Bizneset s’kanë më shpresë, asnjë fitim, po shkojnë drejt falimentit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:59 30-12-2019 Eksperti i financave në PD jep alarmin: Bizneset s’kanë më shpresë, asnjë fitim, po shkojnë drejt falimentit

“Nuk kanë më shpresë, asnjë fitim, po shkojnë të gjithë drejt falimentit”.

 Ky është alarmi që jep Dorian Teliti, Drejtori i Kabinetit të kreut të PD, njëherazi ekspert i financave i cili sot ka zbritur në terren për takime me bizneset e vogla në zonën e Paskuqanit.

“Në takimet me biznese të vogla në zonën e Paskuqanit, bashkë me Antonin dhe Akilin, pamë dëshpërimin në sytë e tregtarëve të vegjël të cilët po përballen me qëndrimin e mallit stok, pasi nuk po shesin më asgjë nga produktet e tyre.

Nuk ka më lekë, nuk ka më blerës por ka vetëm lista për ushqimet bazë, ndërkohë që shteti kujdeset që tu sjellë taksidarët në dyert e bizneseve që po u falimentojnë.

Në pamundësisë për të mbijetuar, ata thonë se si zgjidhje të vetme shohin: të ulin qepenat e të marrin rrugët e emigrimit.
Përvec taksave që u duhet ti paguajnë ose me borxhe ose me atë pak tregti që bëjnë, cmimi i lartë i energjisë është një tjetër problem që ata kanë”, shkruan Teliti teksa ndan edhe foto nga takimet.

S”ituatë mjerane, tregues i një ekonomie që ka marrë tatëpjetën.
Kjo situatë është e papranueshme e duhet të marrë fund.
Nëse ndalon së funksionuari dhe së qarkulluari paraja nga biznesi i vogël atëherë mbyllet një nga aortat kryesore për të mbajtur në jetë këtë ekonomi, të cilën Edi Rama për 6 vjet bashkë me oligarkët e tij po e con drejt humnerës.

Partia Demokratike është gatshme të ofrojë zgjidhje për këtë situatë.
Plani ynë ka gjetur mbështetjen edhe nga biznesi i vogël, i cili e sheh si dritë shprese për tu rimëkëmbur.
PD angazhohet për:
Zero TVSH dhe zero Tatim Fitim për cdo biznes me xhiro deri në 140mijë $ në vit (ose deri në 350 $ në ditë), taksim të vetëm në masën 0.5% të xhiros.
Ulje të cmimit të energjisë, heqje të taksës Rama mbi karburantet, ulje të sig.shoqërore (9%+9%).

Bashkë me zgjidhjen për biznesin ne do ia dalim të rimëkëmbim ekonominë e shqiptarëve”, përmbyll eksperti i Financave në PD.

80715441_10157745096428389_9189231264509460480_o.jpg

81380630_10157745094398389_8833398992176939008_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072569847106934
array(1) { ["section"]=> string(112) "eksperti-i-financave-ne-pd-jep-alarmin-bizneset-s-kane-me-shprese-asnje-fitim-po-shkojne-drejt-falimentit-190748" }