Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi tha sot në emisionin “open” se një qytetar nga Lushnja familjen e të cilit ai e njeh, vdiq nga Covid-19, por vdekja e tij nuk u raportua fare nga MSH.
Koduzi tregoi certifikatën e vdekjes me firmë dhe vulë nga mjeku, në të cilën lexohej se shkaku i vdekjes është Covid, por nuk u raportua.
Brataj i tha që të ketë kujdes me emrin dhe me certifikat sepse do përballej me prokurorinë, pasi janë dekumente të Urgjencës Kombëtare.
Më tej Koduzi e përsëriti disa herë që PD nuk akuzon mjekët, por politikën, qeverinë e cila sipas tij po ul numrin e viktimave për të thënë se e kanë menaxhuar mirë gjendjen.
Koduzi: Ju tregoj historia e një pacienti nga Lushnja, në certifikatë e ka vdekje nga Covid, por vdekja e tij nuk është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ka njerëz që vdesin në shtëpi, pasi dalin nga spitali. Nuk po e them emrin e këtij personi. Këta njerëz që vdesin në shtëpi, dhe pse dalin nga spitali kanë Covid ose mund të kenë dalë negativ, por Covid i ka dëmtuar dhe ju ka marrë jetën.
Brataj: Mos bëni gafë ta jepni sepse do merreni me prokurorinë.
Koduzi: Ma ka dhënë familjari këtë certifikatë.
Brataj: Jo është e Urgjencës Kombëtare, ta ka dhënë ndonjë mjek.
Koduzi: Jo ma ka dhënë familjari sepse e kam shok. Certifikata është me firmë dhe me vulë mjeku.
Vasili: Po është me firmë dhe me vulë mjeku, duket si certifikatë reale.
Brataj-Koduzit: Ore na lodhët, po frikësoni njerëzit. Na lini ore të punojmë, çfarë keni me ne mjekët.
Koduzi: S’ke pse nevrikosesh. Ne nuk kemi gjë me mjekët, jemi kolegë ju respektojmë. Jeni të nderuar.
Brataj: Po çfarë jeni interesuar ju s’keni ardhur asnjë ditë aty te ne të shihni situatën të interesoheni.
Koduzi: Ore unë po them që ju s’keni faj, sepse nuk po i manipuloni shifrat, por politika.
Vasili: Po ju pse nuk i denonconi si të pavërteta këto që thotë PD?
Brataj: Po çfarë të bëjmë ne përpara, të merremi me njerëzit apo me denoncime?
Ulqinaku: Nuk mundet MSH të merret dhe të jetë precize e saktë 100% me vdekjet që ndodhin dhe në banesa.
Koduzi: Ta them unë pse nuk e raporton MSH numrin e plotë.