Eksperti i shpatave Samurai vret veten duke kryer ‘Hara-kiri’

Publikuar tek: bota, më 20:48 15-12-2017 Eksperti i shpatave Samurai vret veten duke kryer ‘Hara-kiri’

Një ekspert britanik i shpatave Samurai i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke kryer Harakiri.

Alun Jones vrau veten duke kryer ritualin antik vetëvrasës të luftëtarëve japonezë, të njohur si Hara-kiri. 52-vjeçari lëshoi trupin e tij mbi një prej shpatave që kishte disa vite që i koleksiononte.

Ai u gjet i vdekur nga nëna e tij në dhomën e gjumit, i shtrirë mbi shpatën dhe me fotografinë e pjesëtarëve të familjes pranë tij. Ndërsa motivet që e kanë çuar drejt aktit fatal nuk dihen ende.

sdfw3ef234gf34g3g.jpg

Harakiri konsiderohet si vdekje me nder

E njohur edhe si seppuku, hara-kiri është një ritual vetëvrasës i luftëtarëve japonezë.

Harakiri i parë i regjistruar është ai i Minamoto no Yorimasa në vitin 1180 gjatë betejës Uji.

Ky ritual është përdorur për të shmangur kapjen rob të luftëtarëve dhe vuajtjen e torturave e turpërimit nga armiku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdogan: SHBA hodhi një bombë në Lindjen e Mesme
Austri, Kurz arrin marrëveshje koalicioni me partinë e esktremit të djathtë »
Article Logic
Execution time: 0.011705160140991
array(1) { ["section"]=> string(66) "eksperti-i-shpatave-samurai-vret-veten-duke-kryer-hara-kiri-103235" }