Eksperti i Sigurisë Rrugore apel shoferëve: Të respektojmë jetën dhe të shmangim aksidentet këtë verë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:35 26-06-2019 Eksperti i Sigurisë Rrugore apel shoferëve: Të respektojmë jetën dhe të shmangim aksidentet këtë verë Siguria Rrugore (Foto ilustruese)

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Ing. Fisnic Zicishti  i ka bërë një apel drejtuesve të mjeteve për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë sezonit veror.

Me anë të një shkrimi informues dhe këshillues përsa i përket Sigurisë Rrugore, Ing. Fisnic Zicishti rikujton kujdesin që duhet të kenë drejtuesit e makinave për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të mjeteve motorike gjatë periudhës së sezonit të verës.

Shkrimi i plotë:

Fushata zgjedhore po mbaron dhe plazhi ka filluar, bashkë me të ka filluar edhe lufta jonë për parandalimin e aksidenteve në rrugë. Me qindra forca të Policisë Rrugore punojnë gjatë gjithë javës në rruget e vendit për të menaxhuar dhe normalizuar fluksin e lëvizjes së mjeteve.

Janë të shumtë pushuesit, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar dhe ata qe i drejtohen fshatrave turistike malore, por a mund t’ia dalin dot vetëm këta heronj me uniformë të menaxhojnë më së miri këtë fluks?! Natyrisht që jo, pa ndihmën e gjithëkushit prej nesh!

Akset rrugore më problematike, jane ato qe te cojne drejt plazhit pasi të gjithë pushuesit përzgjedhin këto rrugë për të kaluar nje dite te kendshme. Kam disa fundjava që po e monitoroj këto akse rrugore vecanerisht ato qe te cojne ne qytetet bregdetare, te cilat kane një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh motorike dhe vërej se drejtuesit e mjeteve kanë një nervozizëm të madh në drejtimin e mjetit, pasi të gjithë duan të arrijnë të parët në destinacion.

Dua të shtoj se disa prej tyre nuk respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale, ata tejkalojnë shpejtësinë e lejuar duke qarkulluar tej normave të lejuara, drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin parakalimet e gabuara, madje ka nga ata shoferë, të cilët zënë korsinë e shpejtësisë e duke lëvizur me shpejtësi minimale, ata pengojnë lëvizjen normale të mjeteve dhe krijojnë trafik dhe premisë për aksident. Një fakt tjetër dhe shumë domethënës është se një pjesë e madhe e drejtuesve të mjeteve nuk respektojnë largësinë e sigurisë midis mjeteve.

Largësia e sigurisë mbahet e tillë që të garantohet në çdo rast ndalimi i menjëhershëm dhe të mënjanohet përplasja me mjetin që ndodhet përpara, kështu nuk do të kemi përplasje masive dhe humbje të jetëve njerëzore, pasi po shkojmë në plazh për të pushuar dhe jo për të vajtuar. Prandaj me respekt për çdo nënë që na ka rritur, ju bëj thirrje që të respektojmë jetën, pra të ecim nën shenjën e Sigurisë Rrugore. 

fisnik.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031191110610962
array(1) { ["section"]=> string(107) "eksperti-i-sigurise-rrugore-apel-shofereve-te-respektojme-jeten-dhe-te-shmangim-aksidentet-kete-vere-169923" }