Eksperti: Po të dëgjohet sugjerimi i Bankës Botërore, s’do mbanim dorën në zemër pas shiut

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 08-02-2015 Eksperti: Po të dëgjohet sugjerimi i Bankës Botërore, s’do mbanim dorën në zemër pas shiut Rezervuari i Manskurise ne Golem, tre dite me pare

Fatlum Nurja, ekspert i USAID për çështjet lokale dhe të decentralizimit ka kritikuar çështjet e reformave të qeverisë në një status në facebook-un e tij personal, ndërsa kujton atë ç’ka Banka Botërore ka kërkuar nëpërmjet studimeve të veta për të mos vuajtur më nga përmbytjet apo rreshjet e mëdha të shiut siç derimë tani.

“Në Shqipëri ka rreth 625 rezervuare ujore artificiale, të mëdhenj dhe të vegjël, që janë në kondita jo normale sa i përket sigurisë. Sipas Bankës Botërore, për rritjen e sigurisë së tyre duhet një ndërhyrje me kosto rreth 150 milionë dollarë. Pavarësisht se kemi një borxh sa 70 përqind e GDP-së, që do të thotë rreth 10 miliardë dollar, nuk është parë e arsyeshme që 1.5 përqind e këtij borxhi të mbulojë këtë emergjencë…Dhe mbajmë dorën në zemër pas çdo shiu” sugjeron eksperti duke e mbyllur këtë status edhe me një notë ironie.

Në fakt, gjithmonë flitet për ndërhyrje në këto basenet ujore në Shqipëri, por kjo thuhet sa herë ndodhin fatkeqësi të tilla ku shteti gjendet totalisht i papërgatitur. Në momentet e thatësirës, askush nuk ka menduar, ose nuk e ka parë të nevojshme të bëjë publike masat që duhen ndërmarrë që një gjë e tillë të mos ndodhë. Ndërkohë, situata në këto rezervuarë, gjithmonë e më shumë bëhet problematike, nisur edhe nga faktori “njeri” që shpërdoron dhe shkatërron ato që ka bërë natyra. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eduard Halimi: Sekuestrimi i shtëpive, një çmenduri e Ramës
Rexhep Qosja: Nuk besoj se Meta donte të vriste Doshin, është politikan inteligjent »
Article Logic
Execution time: 0.011425018310547
array(1) { ["section"]=> string(93) "eksperti-po-te-degjohet-sugjerimi-i-bankes-boterore-s-do-mbanim-doren-ne-zemer-pas-shiut-2700" }