Eksperti shqiptar i çështjeve të sigurisë: Lufta mes Koresë së Veriut dhe aleatëve të SHBA, e mundshme

Publikuar tek: bota, më 17:00 05-09-2017 Eksperti shqiptar i çështjeve të sigurisë: Lufta mes Koresë së Veriut dhe aleatëve të SHBA, e mundshme

Lufta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatëve të saj dhe Koresë së Veriut, është e mundshme, kështu të paktën mendon Ilir Kulla, ekspert i çështjeve të sigurisë.

Kulla shprehet se Koreja e Veriut kërcënon sigurinë ndërkombëtare pasi është i pari shtet në botë që po bëhet fuqi bërthamore pa lejen e sistemit ndërkombëtar.

“Natyrisht që teknologjinë ia dha dikush”, ngre dyshime analisti Kulla, ndësa i pyetur nëse mund të ketë luftë mes Koresë së Veriut dhe aleatëve të SHBA-ve, ai përgjigjet “besoj që po”.

Tensionet mes Koresë së Veriut, SHBA-ve dhe aleatëve të saj janë në një pikë kritike pas testimit të fundit nga shteti diktatorial i një bombe me hidrogjen, e aftë për t’u montuar në një raketë ndër kontinentale.

Por pavarësisht përgjigjes së ashpër dhe të menjëhershme nga Perëndimi, lideri koreanoverior Kim Jong Un nuk është tërhequr por ka urdhëruar lëvizjen e një rakete me reze të gjatë në brigjet e vendit. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04168701171875
array(1) { ["section"]=> string(106) "eksperti-shqiptar-i-ceshtjeve-te-sigurise-lufta-mes-korese-se-veriut-dhe-aleateve-te-shba-e-mundshme-91251" }