Eksperti tregon kush e dha urdhrin për ekzekutimin e Lefter Zhidru, nga negocimi te eleminimi, ja si vepron RENEA në të tilla situata

Publikuar tek: aktualitet, më 18:51 25-09-2020 Eksperti tregon kush e dha urdhrin për ekzekutimin e Lefter Zhidru, nga negocimi te eleminimi, ja si vepron RENEA në të tilla situata Emri Vata - RENEA

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, ku 71 vjeçari Lefter Zhidru për rreth 5 orë hapi zjarr ndaj policisë, por në fund u ekzekutua nga forca RENEA tronditi të gjithë Shqipërinë.

Edhe pse efektivët e policisë u munduan ta bindin 71 vjeçarin që të dorëzohej, ai nuk pranoi dhe u kundërpërgjigj duke qëlluar me kallash, por fundi për të rezultoi fatal/

Por si funksionon RENEA, cilat janë hapat që ndiqen në raste të tilla dhe kush e jep urdhrin e ekzekutimit?

Eksperti i sigurisë Emri Vata, i ftuar në Abc Neës ka treguar të gjitha hapat që ndiqen nga efektivët e RENEA-s.

“E para, RENEA thirret nga policia lokale kur ka rrezikshmëri të lartë shoqërore si në rastin e djeshëm. Dje ishte rrezik për banorët. Kur mbërrin RENEA organizon dhe siguron perimetrin për të mos pasur viktima. Më pas bëhet paralajmërimi.

Reparti i RENEA-s ka grup negociatorësh, që kanë formim policor bazë, psikologjik, bëjnë të gjitha trajnimet që i duhen një negociatori. Policinë shqiptare e kanë ndihmuar shumë edhe policitë partnere. RENEA është një nga sukseset e policisë së shtetit”.

Por si negociohet, çfarë i ofrohet?

“Të gjitha garancitë humane, negociatori është një person që edhe pyetjet i ka standarde, është tepër i specializuar për atë punë dhe gjithë problemi që bëhet, dhe puna e tij është për të ruajtur një jetë njeriu”.

I pyetur se kush e përcakton se negociatat dështuan dhe duhet ndërhyrë, ai tha:

“Ligji është i qartë. Në momentin që ka shkëmbim zjarri, e fundit është neutralizimi”. Urdhri për neutralizimin, sqaroi më tej Vata merret brenda strukturave të policisë.

“Veprimet e policisë kanë qenë të kujdesshme, megjithëse se do të analizohen që kur është evidentuar, a ka pasur dijeni drejtoria vendore. Ngjarja mund të parandalohej në vijimësi nga momenti kur ka ndodhur ngjarja, ato 5 orë policia ka meritën e saj.

Kjo ngjarje mund të ndodhë kudo dhe në cdo vend të botës, pasi ka njerëz që për arsye depresioni apo probleme mendore. Por nëse personi më parë ka qenë i evidentuar dhe shoqëruar disa herë, atëherë policia vendore duhet të kishte marrë masa më para” përfundoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093190670013428
array(1) { ["section"]=> string(138) "eksperti-tregon-kush-e-dha-urdhrin-per-ekzekutimin-e-lefter-zhidru-nga-negocimi-te-eleminimi-ja-si-vepron-renea-ne-te-tilla-situata-221666" }