Ekspertiza në laptopin e Tom Doshit, nuk ka asnjë video

Publikuar tek: aktualitet, më 16:08 16-04-2015 Ekspertiza në laptopin e Tom Doshit, nuk ka asnjë video

Ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme ekspertiza e kompjuterit të Tom Doshit dhe sipas saj nuk ka asnjë video ku Tom Doshi kërcënon Durim Bamin. Në laptopin e tij është kryer nga ekspertët një ekspertizë e pjesshme.

Tom Doshi pati deklaruar se disponon një video  në të cilën flitet për “komplotin” ndaj tij, emrat që përfshiheshin si dhe pagesat e tyre.

Ndërsa, Bami nga ana e tij ka deklaruar që gjatë rrëfimit në videon 37 minutëshe të bërë publike nga deputeti Tom Doshi, ky i fundit i ka drejtuar atij armën në kokë, por nuk është gjetur as videoja që mund të vërtetonte këtë.

Tom Doshi ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet inspektori te Drejtoria e Tatimeve, mori 99 mijë lekë në shkëmbim të një favori
6 mln euro për “Pazarin e ri” të Tiranës (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.011332988739014
array(1) { ["section"]=> string(59) "ekspertiza-ne-laptopin-e-tom-doshit-nuk-ka-asnje-video-8911" }