Ekspertja Gjoni kundër zërave që kërkojnë largimin e Bashës nga PD: Akoma s’ka ardhur momenti të tregojë kush është në të vërtetë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:00 06-06-2020 Ekspertja Gjoni kundër zërave që kërkojnë largimin e Bashës nga PD: Akoma s’ka ardhur momenti të tregojë kush është në të vërtetë Pedagogia Edlira Gjoni

Ekspertja e komunikimit dhe pedagogia Edlira Gjoni, duke folur për zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, tha se ende nuk ka ardhur momenti që ai të tregojë kush është në të vërtetë.

“Puna e mandateve e lëkundi, e dobësoi ca më shumë pozitën e tij por nuk hyj në grupin e  njerëzve që mendojnë se Basha ka dështuar apo është afër dështimit. Bashës akoma si ka ardhur momenti të tregojë kush është në të vërtetë. Të gjithë ata zëra që thonë se Basha duhet të japë dorëheqjen unë pres të shikoj se ku e kanë mendjen. Ok iku ky, po kush është personi tjetër i PD apo i të djathtës që qenka kaq gati ta marrë partinë sot dhe ta çojë në zgjedhjet e 2021”, tha Gjoni në një intervistë për RTV Ora.

Ndërkohë, e pyetur se çfarë do të nënkuptonte një mandat i tretë për kryeministrin Rama, ajo e cilësoi fatkeqësi të madhe për vendin.

“Nuk e di çfarë do të nënkuptonte për atë, por do të nënkuptonte një fatkeqësi të madhe për Shqipërinë. Jam shumë pro gjërave pozitive që mund të ketë bërë PS dhe vetë kryeministri Rama por kurrësesi ndaj një përqëndrimi kaq të frikshëm të pushtetit në duart e tij”, përmbylli ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088949203491211
array(1) { ["section"]=> string(135) "ekspertja-gjoni-kunder-zerave-qe-kerkojne-largimin-e-bashes-nga-pd-akoma-s-ka-ardhur-momenti-te-tregoje-kush-eshte-ne-te-vertete-209333" }