Një pako e dyshimtë poshtë makinës së tij ka ngjallur frikë te një biznesmen që ka lajmëruar menjëherë policinë. Telefonata është bërë në polici nga Kombinati në Tiranë, pasi poshtë automjetit ka parë një pako të lidhur me natriban.
Kaq ka mjaftuar sa policia të niset drejt vendit ku ndodhej makina, për të rrethuar zonën dhe vënë perimetrin e sigurisë. Në Kombinat kanë shkuar edhe forcat anti-eksplozivë. Makina është marrë me qira nga biznesmeni Ervis Imeri nga Tepelena dhe është e tipit "Fiat" me targa AA021HD.
800 gramë eksploziv ishin vendosur poshtë shasisë në makinën në rrugën ‘’Thoma Hoxhaj’’ në Kombinat. 3 kallëpe tritol nga 200 gramë, kapsollë detonatore si dhe 2 bateri u gjetën nga policia të cilat u ç'aktivizuan.
“S’kam konflikte me asnjë’’, ka thënë Imeri. Policia po vazhdon hetimet.