Eksploziv drejtorit të burgut të Bënçës, Avni Sulaj

Publikuar tek: aktualitet, më 08:42 17-02-2015 Eksploziv drejtorit të burgut të Bënçës, Avni Sulaj Burgu i Bënçës

Vazhdojnë shpërthimet me eksploziv në Shqipëri. Këtë herë një sasi e konsiderueshme eksplozivi e lëndës tritol është vënë në garazhin e shtëpisë ku ndodhej makina tip ''Fiat'' AA681HL të drejtorit të burgut të Bënçës, Avni Sulaj.

Eksplozivi është vendosur nga jashtë në garazh por fatmirësisht nuk ka krijuar dëme për jetën e tij pas shpërthimit. Shpërthimi nuk ka lënë të lënduar të tjerë. Ka patur vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje, por ka mundur të mbahet e fshehtë për të mos përhapur panik. Policia e Tepelenës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, në bashkëpunim me efektivë e prokurorë të kryeqytetit. Ata janë duke hetuar sasinë e eksplozivit, formën e aktivizimit të tij si dhe problemet që mund të ketë patur Sulaj me të dënuar në burgun që drejton.

Një nga pistat e hetimit është vendosja e eskplozivit për shkak të detyrës.  Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tepelenë që drejtohet nga Sulaj ndodhet 3 kilometër larg qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur Shën Thanas. Sipas urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Burgu i Tepelenës është kategorizuar si burg i sigurisë së lartë me një seksion sigurie të zakonshëm dhe një seksion paraburgimi. Aty qëndrojnë 70 të burgosur, nën drejtimin e Avni Sulajt.

Rreth një muaj më parë, një tjetër shpërthim iu bë drejtorit të Burgut të Fushë-Krujës, Arben Suloj. Shpërthimi me tritol ndodhi në qytetin e Durrësit,  në brendësi të portit të Durrësit, kur makina tip “Opel” me targë AA 654 AC në të cilën ndodhej Suloj shpërtheu si pasojë e një eksplozivi të vendosur në të. 40- vjeçari u plagos rëndë por doli nga gjendja kritike. Hetimi I policisë u përqëndrua tek pista e e atentatit për shkak të detyrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ismail Kadare: Shqipetarëve u ka humbur shpresa, ka deshpërim dhe mosbesim
Matësat inteligjentë të energjisë, a do e menaxhojë projektin AMC? »
Article Logic
Execution time: 0.011483907699585
array(1) { ["section"]=> string(54) "eksploziv-drejtorit-te-burgut-te-bences-avni-sula-3573" }