Eksploziv në Durrës, hidhet në erë makina e efektives së policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:45 26-01-2020 Eksploziv në Durrës, hidhet në erë makina e efektives së policisë

Makinës së një efektiveje të policisë në Durrës i është vendosur mbrëmjen e djeshme një sasie eksplozivi.

Mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

‘Nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasëse ne  afërsi të makinës tip "Audi", e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie’, bën të ditur policia.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029237985610962
array(1) { ["section"]=> string(71) "eksploziv-ne-durres-hidhet-ne-ere-makina-e-efektives-se-policise-193164" }