Eksportet i kanë sjellë ekonomisë 50 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, Panariti publikon shifrat

Publikuar tek: ekonomi, më 11:54 10-08-2016 Eksportet i kanë sjellë ekonomisë 50 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, Panariti publikon shifrat

50 milionë dollarë më shumë se një vit më parë në ekonominë shqiptare. Kjo është e dhëna e rëndësishme, publikuar sot nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ministri listoi të gjitha shifrat, e eksporteve të frutave dhe perimeve, importeve, dhe vendet që i janë shtuar listës ku po eksportojnë shqiptarët.

‘’2.4 herë më shumë eksporte të frutave krahasuar me një vit më parë. Kemi rritje në 28% eksportet e perimeve të freskëta. Rritje të eksportit të qepëve dhe dyfishim të eksportit të patateve.

Kemi njëkohësisht rritje të eksportit në blegtori, rritje të ndjeshme me 60% të mjaltit. 3-fishim eksportesh për vezët, të kategorisë ''A'' në Greqi dhe Gjermani.

Kemi eksport të peshkut të freskët dhe të përpunuar në 52%.’’, theksoi Panariti.

Nga ana tjetër ministri konstatoi se ka patur ulje të importeve, në masën 7.8%.

‘’Kjo sigurisht ka ndikuar në përmirësimin e bilancit në import-eksport’’, tha më tej Panariti.

7 vende janë shtuar në listën e vendeve ku importon Shqipëria. “ Në Republikën Çeke kemi eksport të bostanit, nektarinave dhe zarzavate, hapja e tregut lituanez, madje edhe në Lindjen e Mesme’’, u shpreh Panariti.

Panariti theksoi se shënohet një hov në bujqësi, mjafton të përmendej shifra e zmadhimit të serave.

‘’Prodhimi bujqësor në përgjithësi ka një rritje 5% në krahasim me 1 vit më parë.

Në 2013 kishim rreth 1 mijë hektarë, 2417 hektarë aktualisht, pra hov të jashtëzakonshëm të zgjerimit të sipërfaqeve me sera. Kemi një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe rritje të magazinave frigoriferike.

Sa të jem në këtë pozicion do të synoj që fondet mos t’i destinoj si fonde të përkrahjes sociale, por fonde që japin zhvillim te fermerët. Kjo masë e shtuar e eksporteve, rezulton se i ka futur vendit 50 milionë dollarë më shumë se 1 vit më parë.’’, përfundoi Panariti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03288197517395
array(1) { ["section"]=> string(112) "eksportet-i-kane-sjelle-ekonomise-50-milione-dollare-me-shume-se-nje-vit-me-pare-panariti-publikon-shifrat-49317" }