Ekspozita e Avni Delvinës dhe Niko Dhales, Berisha: Rama xheloz. Citon edhe Nanon

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 01-03-2015 Ekspozita e Avni Delvinës dhe Niko Dhales, Berisha: Rama xheloz. Citon edhe Nanon

Ekspozita e Avni Delvinës dhe Niko Dhales  e titulluar "25 vjet e me pas në  ditën e fundit të saj, është vizituar edhe nga ish kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha. “Një ekspozitë e veçantë e piktorëve Delvina - Dhales, të cilën qeveria po e çensuron”, ky ka qenë titulli që i ka vendosur ish kryeministri Berisha postimit të tij në facebook, nëpërmjet të cilit ka akuzuar qeverinë se po i censuron veprat e artistëve , Berisha madje shkon më tej duke thënë se Rama është xheloz për talentin e piktorit Delvina.

“Ekspozita ishte parashikuar të hapej me 20 shkurt por Rama nuk lejoi hapjen e saj në ditën e përmbysjes së shtatores së babait të tij shpirtëror, diktatorit Enver Hoxha dhe bllokmenëve hoxhist. Së pari se ajo ishte një aktakuzë politike artistike ndaj regjimt hoxhist por dhe neo-bllokmeneve sot në pushtet. Se dyti, si piktor deshtak ai nuk duron dot, sëmuret nga suksesi i kolegeve te tij. Ai nuk mund te pajtohet me suksesin e Avni Delvines në Itali dhe në botë, federimin dhe ekspozitat e tij në galeritë me prestigjioze të Italisë”, shkruan mandej Berisha.

Berisha gjen rastin të përmëndë këtu edhe një figurë tjetër të rëndësishme politike si Fatos Nano, duke e cituar në lidhje me pikturat e kryeministrit Rama.

"Ai sëmuret kur mendon se Niko Dhales me talentin e tij do bëhej shqiptari i parë, banor i sheshit të famshem Monmartre apo sheshit të pikturës në Paris, ndërkohë që vetë zgjohej dhe errej si qyqar në një kalibe nën një urë të Senës duke shitur, siç thotë Fatos Nano, ikona të vjedhura”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranë, gjendet një granatë, rrethohet zona
Foto-lajm/ Aksident në ‪Lezhë »
Article Logic
Execution time: 0.013567924499512
array(1) { ["section"]=> string(83) "ekspozita-e-avni-delvines-dhe-niko-dhales-berisha-rama-xheloz-citon-edhe-nanon-4697" }