Ekstradimi i financierit të Habilajve, zbulohet PROCESVERBALI i policisë: Nuk u arrestua për ekstradim në Itali

Publikuar tek: politike, më 15:30 31-01-2018 Ekstradimi i financierit të Habilajve, zbulohet PROCESVERBALI i policisë: Nuk u arrestua për ekstradim në Itali

Pak ditë më parë Nezar Seitaj, i njohur ndryshe edhe si financieri i bandës së Habilajve, u ekstradua drejt Italisë.

Opozita e ka cilësuar këtë si një lëvizje të qëllimshme për mbylljen e dosjes së Saimir Tahirit, pasi sipas tij Seitaj është një dëshmitar kyç i çështjes.

Në një dalje për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeja ka bërë publike procesverbalin e policisë, përmes të cilit faktohet se Seiti u arrestua në 19 tetor pas operacionit në Babicë të Vlorës dhe jo më 20 tetor siç ka deklaruar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj për llogari të Italisë.  

 27661358_10211967069314111_466775375_n.jpg

 

DEKLARATA E PLOTË E ALIBEAJ

Javën e fundit, me urdhër të Edi  Ramës, qeveria kreu një nga aktet më të rënda për prishjen e hetimeve, që përfshijnë Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nezir Seitaj, financieri i bandës së Saimir Tahirit dhe Habiljave është rrëmbyer nga shteti shqiptar ditën kur pranoi të ishte bashkëpunëtor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të rrëfyer milionat e marra nga Saimir Tahiri si përfitim nga trafiku ndërkombëtar i drogës.  

Ky është një akt më i rëndë edhe sesa vetë trafiku I d rogës nga Saimir Tahiri. I pari tregon lidhjen e Ministrit të Brendshëm me trafikun e drogës. I dyti tregon sesi I gjithë shteti, Ministria e Drejtësisë, Ministria  e Brendshme, Prokuroria, Drejtoria e Burgjeve,  më urdhrin e Edi Ramës kanë rrëmbyer dëshmitarin e vetëm, kur ai rrezikonte zbërthimin e çështjes “Tahiri.

Për këtë arsye, Partia Demokratike ka vendosur të thërrasë në një interpelancë urgjente Ministren e Drejtësisë,  Etilda Gjonaj, si përgjegjëse kryesore për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitajt, financierit të bandës Tahiri-Habilaj. 

Ne jemi të bindur se kjo interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë do t’i shërbejë zbulimit të mëtejshëm të skemës së Edi Ramës për të mbyllur dosjen e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës. 

Pjesë e skemës është vendimi për të rrëmbyer dhe larguar nga Shqipëria financierin e bandës Tahiri-Habilaj, Nezar Seitaj, i cili është në dijeni të të gjitha parave që Saimir Tahiri ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Italisë.

Deri para ekstradimit të paligjshëm, Nezar Seitaj, ishte i vetmi anëtar i bandës të Habiljave, që po hetohej nën arrest nga Krimet e Rënda si pjesë e dosjes Tahiri-Habilaj. Pjesa tjetër janë ose në arrest në Itali, osë oficerë policie në arrati me ndihmën e Edi Ramës, ose deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Partia Demokratike disponon provën zyrtare që provon se, për t’i shërbyer Edi Ramës që të mbyllë dosjen “Tahiri”, Ministrja e Drejtësisë gënjen, kur deklaron se nuk ka qenë në dijeni se financiari i bandës Tahiri-Habilaj po hetohej në Shqipëri. Sipas ligjit shqiptar, kur një person ka një proçedim penal në Shqipëri, ekstradimin e tij është i ndaluar.

Ky është proçesverbali i mbajtur nga policia për arrestimin e Nazer Seitajt.

Në proçesverbalin e arrestimit të financierit të drogës së Tahirit dhe Habiljave, thuhet se Nazer Seitaj u ndalua për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 19 Tetor 2017, pas aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë.

Ky proçesverbal rrëzon dekaratën e Ministres së Drejtësisë se nuk e dintë që për Nezir Seitajn kishte një çështje penale në Shqipëri.

Proçesverbali i policisë tregon, gjithashtu, se financieri i bandes Tahiri-Habilaj është arrestuar më 19 dhe jo më 20 tetor, siç deklaron Ministri i Brendshëm, i cili vetë është pjesë kyçe e skemës së Ramës për ekstradimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar që mund të tregonte paratë e drogës së Saimir Tahirit.

Vënia e shtetit me urdhër të Kryeministrit për rrëmbimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar kundër Saimir Tahirit, tregon se në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi derisa peshqit e mëdhënj që po shkatërrojnë hetimet për Saimir Tahirin të mbajnë përgjegjësi para ligjit. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010147094726562
array(1) { ["section"]=> string(116) "ekstradimi-i-financierit-te-habilajve-zbulohet-procesverbali-i-policise-nuk-u-arrestua-per-ekstradim-ne-itali-108610" }