Ekstradimi i Ismail Morinës në Serbi, flet për herë të parë Vuçiç: Ja vendimi që kemi marrë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:37 31-07-2017 Ekstradimi i Ismail Morinës në Serbi, flet për herë të parë Vuçiç: Ja vendimi që kemi marrë

Kryeministri i Serbisë Aleksdandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me ekstardimin e Ballist Morinës në Serbi. Vuçiç shprehet se Serbia nuk do të negociojë, por ajo ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ekstradimin e tij.

“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.

Ismail Morina personi që ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në mes të Beogradit, konsiderohet nga serbët dhe mediat serbe si personi që nxiti urrjetjen mes dy vendeve ndaj kërkojnë që të burgoset.

Ndërsa një ditë më parë gjykatësi kroat Pero Miloglav deklaroi se ka mundësi që Morina të mos ekstradohet në Serbi, çështja është ankimuar por pritet vendimi i Gjykatës së Lartë në Zagreb.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072112083435059
array(1) { ["section"]=> string(95) "ekstradimi-i-ismail-morines-ne-serbi-flet-per-here-te-pare-vucic-ja-vendimi-qe-kemi-marre-87925" }