Gjykata e Lartë në Turqi ka vendosur për ekstradimin e Izet Haxhisë drejt Shqipërisë.
Izet Haxhia është ish truproja i Sali Berishës, i dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për vrasjen e Azem Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit 1998.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë Haxhia, i cili përmes një statusi në facebook shkruan: “Në djall vaftë ekstradimi !Rroftë Dashuria .!!! Përshëndetje Franca..”.
Ai ndalua në Turqi më 3 qershor të vitit 2006, por gjykata në atë kohë vendosi ta lerë të lirë. Haxhia ka qëndruar prej asaj kohe në Turqi, nga ku ka mohuar akuzat të jetë përfshirë në vrasjen e Hajdarit dhe ka akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha për urdhërimin e vrasjes së tij.
Gjatë kësaj kohe kujtojmë se Haxhia ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke nxjerrë shoesh herë të dhëna nga e kaluara e Berishës.