Prokuroria nis verifikimin për ekstradimin e Nezar Seitit i njohur si finacieri i bandës së Habilajve. Verifikimet do të kryhen në Prokurorinë e Tiranës të Krimeve të Rënda, në Ministrinë e Drejtësisë po ashtu dhe në Drejtorinë e Burgjeve.
Nezar Seiti u ekstradua dje drejt Italisë, pasi mbahej në burgun 313. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia si bashkëpunëtor i bandës së Habilajve, tashmë i është dorëzuar drejtësisë italiane.
Si një prej të dyshuarve, si pjestar i grupit të Habilajve, Seiti u arrestua për llogari të autoriteve italiane.