Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga aeroporti i Rinasit, drejt Italisë, shtetasin Armando Gorezi, 40 vjeç, banues në qytetin e Bratit.
40 vjeçari ishte shpallur në shkurt të vitit 2015 në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi në 2014 është lëshuar një urdhër arresti për të, pasi akuzohet se në vitin 2011 ka vrarë në Itali një bashkëkombasin e tij.
Më datë 06.08.2011 në një shesh publik të qytetit të Torinos/Itali, shtetasi Armando Gorezi, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar I. K..
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana, me strukturat e tjera te Policise se Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij ne vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.