Ekstradohet në SHBA ish-bosi i drogës ‘El Chapo’

Publikuar tek: bota, më 10:58 20-01-2017 Ekstradohet në SHBA ish-bosi i drogës ‘El Chapo’

Qeveria meksikane ka bërë të ditur lajmin e ish-bosi i madh i drogës, Joaquin Guzman, i njohur si ‘El Chapo është ekstraduar në SHBA.

Sipas 'BBC' ai ka arritur në New York me një fluturim nga Ciudad Juarez.

Guzman i cili rrezikon të kalojë tërë jetën në burg është i kërkuar  të evakuohet në SHBA.

Lideri i kartelit të drogës Sinaloa kishte dy kërkesa për ekstradim, një nga Kalifornia dhe një nga Teksasi.

Vitin e kaluar ai ishte zhvendosur në burgun në Ciudad Juares, që ndodhet vetëm disa kilometra larg kufirit me Teksasin.

Guzman kishte bërë kërkesë që të qëndronte në Meksikë, por të gjitha i janë refuzuar.

Ai po mbahej nën vëzhgim , pasi dy herë ia ka arritur të ikë nga burgjet e sigurisë së lartë në Meksikë.

Tani ai pritet që të paraqitet para gjykatës federale në Brooklyn të Premten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023397922515869
array(1) { ["section"]=> string(52) "ekstradohet-ne-shba-ish-bosi-i-droges-el-chapo-66105" }