Interpol Tiranë në bashkëpunim me Interpol Machester kanë bërë të mundur ekstradimin nga Anglia të vrasësit shqiptar me 2 emra.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin:
-Avni Metra , 53 vjeç, lindur në Burrel, me shtetësi Shqiptare dhe i identifikuar edhe me pasaportë Angleze lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, 53 vjeç, lindur në Gjakovë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me Vendim Nr.107 datë 12.02.2001 me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale " Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpuinim " 2 herë dhe " Mbajtje pa leje të armëve luftarake“ parashikur nga nenet 78 - 25 dhe 278/2 të Kodit Penal. Shtetasi i mësipërm i'u dorëzua patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.