Është ekstraduar nga Athina drejt Tiranës, 31-vjeçari Kledjan Plaku i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes të armëve luftarake”.
“Nga hetimi ka rezultuar se më datë 23.08.2014, ne Bradadesh/Elbasan i pandehuri i ka prerë rrugën me makinë shtetasit N.GJ, 55 vjeç dhe ka gjuajtur me pistoletë kundër tij duke i shkaktuar plagë të shumta”, thuhet në deklaratën e policisë.
Ekstradimi i Kledjan Plakut erdhi nga bashkëpunimi mes Interpol Tirana me Interpol Athinën në Greqi .