Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari i dënuar me burg përjetë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:05 28-08-2017 Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari i dënuar me burg përjetë (EMRI)

Sot është ekstraduar nga Gjermania për në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasje dhe plagosje Bledar Bushaj 29 vjeç, banues në Draç.

Bushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit në 2015 e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Në datën 11.10.2013 në Rrotull, Ishëm Bledar Bushaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Albert Bushajn, ndërsa ka plagosur dy vëllezërit e tij dhe nëna e tyre 52- vjeçare. Konflikti nisi për shkak se stivat e drurëve të pishave të cilat ishin prerë më parë nga firma që po hapte një rrugë dytësore në zonë, u përvetësuan nga familjet e konfliktuara.

Stiva e druve është pretenduar nga të dyja palët mes të cilave fillimisht ka nisur një debat i cili ka pasuar me përdorimin e armëve.

 Pas ngjarjes ai u largua nga Shqipëria duke u fshehur, por u arrestua më pas në Gjermani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmohet nga dy persona gruaja e ministrit të Ekonomisë
Imoraliteti i shqiptarit në Greqi arrin kulmin, shfrytëzon gruan e tij për prostitucion (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.013562917709351
array(1) { ["section"]=> string(72) "ekstradohet-nga-gjermania-29-vjecari-i-denuar-me-burg-perjete-emri-90446" }