Është kryer ekstradimi i shtetasit kosovar Valon Kyçyku nga Hungaria.
Kyçyku kërkohej prej kohësh nga Interpoli, dhe vetëm ditën e sotme është ekstraduar drejt Tiranës. 37-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 13 vite burg, për veprën penale Mashtrim i kryer në bashkëpunim" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/ b të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Budapest u bë i mundur arrestimi i tij në Hungari duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.