Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia 47 vjeçarin Dejvit Shkrela nga qyteti i Fierit, i akuzuar për "shfrytëzim prostitucioni" dhe "mbajtje të lokalit për prostitucion".
Gjykata e Rrethit Lushnje kishte dhënë arrest me burg për Shkrelën në 2 prill 2014, pas një operacioni antiprostitucion të policisë në Ardenicë të Fierit. Dejvit Shkrela punësonte në lokalin e tij femrat si kamariere, ku dy prej tyre më pas janë shfrytëzuar për prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimit.