Ekstradohet nga Italia në Shqipëri i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, dënuar me 22 vite burg (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:06 05-05-2017 Ekstradohet nga Italia në Shqipëri i shpalluri në kërkim ndërkombëtar,  dënuar me 22 vite burg (EMRI)

 Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 22 vite burgim për veprat penale "Vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit Arben DODAJ(DODA), 45 vjeç, lindur në Mirditë.

Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin nr.53, datë 23.10.2000, e ka dënuar me 22 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim , të kryer në bashkëpunim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“ parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 17.08.1997 rreth orës 16.00 në fshatin Shtrezë të rrethit Mirditë, shtetasi Arben DODA në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin P.D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, (me pasaportë të falsifikuar) duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet skandali me pijet freskuese dhe energjike në Tiranë, kjo është është firma që tregtonte lëngje të falsifikuara (VIDEO)
Falsifikonin monedha, policia identifikon rrjetin dhe vë në pranga një vlonjat (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.01175594329834
array(1) { ["section"]=> string(103) "ekstradohet-nga-italia-ne-shqiperi-i-shpalluri-ne-kerkim-nderkombetar-denuar-me-22-vite-burg-emri-77545" }