Ekstradohet nga Roma 40 vjeçari shqiptar, shfrytëzoi për 5 vite një vajzë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:27 20-12-2016 Ekstradohet nga Roma 40 vjeçari shqiptar, shfrytëzoi për 5 vite një vajzë FOTO ILUSTRUESE

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar: Maksim Sota, 40 vjeç, lindur në Fier.

Me vendimin Nr.39 datë 06.07.2004, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 13 vjet burgim  për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 114/a pika 5, 6 të  Kodit Penal.

Ky shtetas së bashku me vëllain R.Sota kanë shfrytëzuar një shtetase për prostitucion në Greqi dhe Itali nga viti 1997 deri në vitin 2002.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075819492340088
array(1) { ["section"]=> string(78) "ekstradohet-nga-roma-40-vjecari-shqiptar-shfrytezoi-per-5-vite-nje-vajze-63262" }