Është ekstraduar nga Spanja autori i krimit të ndodhur në Durrës, ku u vranë dy kunatat e moshuara, pasi u dhunuan. Autorët hynë për të vjedhur në banesën e të moshuarve Gjioneva Vava dhe Elsa Vava, 72 dhe 79 vjeç dhe pasi u pikasën nga ato i dhunuan dhe i vodhën.Të moshuarat u gjetën të pajeta nga fqinjët. Indrit Shaqja, 42 vjeç është ekstraduar nga zyra Qendrore kombëtare e Interpol Tirana. Ai akuzohet për “Vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim”, ndërsa Gjykata e Shkallës së parë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”. Për këtë krim janë arrestuar edhe Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli.