Ekstradohet nga Suedia personi që vuri tritolin te farmacia e babait të Tahirit

Publikuar tek: aktualitet, më 22:00 21-01-2016 Ekstradohet nga Suedia personi që vuri tritolin te farmacia e babait të Tahirit

Është esktraduar nga Interpol Tirana Baftjar Bruka, personi që akuzohet për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Bruka fshihej në Stokholm të Suedisë, ndërsa është ekstraduar sot drejt Shqipërisë, ku pritet të dalë përpara gjykatës për rastin në fjalë.

Për Brukën është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” dhe veprat penale që rëndojnë ndaj tij janë: "Vepra për qëllime terroriste","Krijim të grupit të strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal".

Dyshohet se më datë 10 shkurt të 2015, Baftjar Bruka vendosi dy bomba, te stacioni i autobusit pranë urës “Vasil Shanto” dhe te farmacia e Bashkim Tahirit.

Njoftimi i Policisë:

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Stockholmi/Suedi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Baftjar Bruka, lindur më 20.06.1991 në Kukës. Shtetasi Baftjar Bruka, është shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr.80, datë 25.02.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, i është dhënë masa e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale si: "Vepra për qëllime terroriste","Krijim të grupit të strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 230, 333/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ku parashikohet dënimi maksimal "Burgim i përjetshëm".

Shtetasi Baftjar Bruka dyshohet për vendosjen e bombave me komandim në distancë të vendosura më datën 10.02.2015 në Tiranë, kundër farmacisë në pronësi të shtetasit me inicialet B.T. si dhe pranë urës "Vasil Shanto", tek stacioni i autobusit. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Stockholmin/Suedi, u bë i mundur arrestimi i tij në Suedi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ana Veizi rrëfen ngjarjen e 2011-ës: Jam e lodhur nga çdo 21 janar, te Rama kam besim
Grabiten zyrat e PD-së në Tiranë, thyen xhamat dhe merren kompjuterat »
Article Logic
Execution time: 0.013102054595947
array(1) { ["section"]=> string(85) "ekstradohet-nga-suedia-personi-qe-vuri-tritolin-te-farmacia-e-babait-te-tahirit-30636" }