Ekstradohet nga Vjena 31 vjeçari shqiptar, ja përse kërkohej

Publikuar tek: aktualitet, më 20:00 26-05-2019 Ekstradohet nga Vjena 31 vjeçari shqiptar, ja përse kërkohej Policia e Shtetit, ekstradimi i Interpol Tirana nga Vjena

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ditën e sotme Interpol Tirana ka ekstraduar nga Vjena shtetasin shqiptar R.K.

Shtetasi me inicialet R.K i lindur në Tepelenë, ishte i shpallur në kërkim që në vitin 2017.

Mësohet se Gjykata e Rrethit Sarandë ka dënuar me 8 vjet burgim shtetasin R.K për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve’.

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Vjena/Austri drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar R.K, 31 vjeç, lindur në Tepelenë.

Shtetasi R.K, ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" .

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 01.09.2016, në fshatin Karroq, Bashkia Finiq/Sarandë, në vendin e quajtur Grave është gjetur një parcelë e mbjellë me bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa.

Në vendin ku ndodhej parcela është gjetur dhe automjeti në pronësi të shtetasit R. K.

Gjithashtu në këtë parcelë janë gjetur dy kapsolla detonatore dhe një armë zjarri mod 54 me 14 fishekë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Vjenë/Austri, u bë i mundur arrestimi i tij në Austri, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045315980911255
array(1) { ["section"]=> string(66) "ekstradohet-nga-vjena-31-vjecari-shqiptar-ja-perse-kerkohej-165789" }