Ilir Daja ka folur pas përfundimit të takimit me Kukësin në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
Ai ka prekur pak afrimin e mundshëm të Kaleb Ekubanit te Flamurtari, për të cilin ka thënë se klubi është në tratativa, por nëse ai nuk vjen, do të nënshkruhet me një tjetër sulmues.
“Di që janë në tratativa për afrimin e një sulmuesi, mund të jetë Ekuban. Nëse nuk vjen ai, do vijë një tjetër sulmues pasi kampionati do të jetë i gjatë dhe do të kemi nevojë për një sulmues të tillë”, është shprehur Daja.