Ekzekutimi i 32 vjeçarit në Durrës, a ishte një ngjarje e paralajmëruar? Qytetarët e kanë denoncuar disa herë se i ka kërcënuar me jetë (E SHKUARA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 25-01-2021 Ekzekutimi i 32 vjeçarit në Durrës, a ishte një ngjarje e paralajmëruar? Qytetarët e kanë denoncuar disa herë se i ka kërcënuar me jetë (E SHKUARA) Foto ilustruese

Jetmir Bregu, i njohur dhe me emrin e dytë Ilir Kuçi, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, teksa parkonte makinën pranë shtëpisë së tij, shkruan newsbomb.al.

32 vjeçari dyshohet se është ndjekur nga autorët, te cilët kishin studiuar çdo lëvizje të tij, dhe mbrëmjen e djeshme e kanë qëlluar për vdekje. Bregu është qëlluar nga mbrapa, teksa parkonte makinën.

Ai ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

Por a ishte ekzekutimi i Jetmir Bregut një vrasje e paralajmëruar? Burimet bëjnë me dije se viktima njihej në qytetin bregdetar si një person problematik dhe me rekorde kriminale, shkruan newsbomb.al. Ai shoqërohej gjithashtu dhe me persona me rekorde të theksuara kriminale, kryesisht për drogë.

Sa herë që në Durrës ndodhnin ngjarje të rënda, një prej personave të shoqëruar ishte 32 vjeçari nga Kukësi. Ky shtetas sipas burimeve, konfliktohej shpesh me qytetarë të Durrësit dhe banorë të zonës ku jetonte, në lagjen nr.16 të qytetit, madje edhe i kërcënonte ata.

Në Policinë e qytetit bregdetar janë bërë disa denoncime për Jetmir Bregun, nga qytetarë të ndryshëm, të cilët i i kishte kërcënuar me jetë. Nuk bëhet me dije nëse ato janë ndjekur nga policia apo janë lënë vetëm në kuadrin e denoncimeve, shkruan newsbomb.al.

Në vitin 2011, Jetmir Bregu është dënuar për kanosje. Ai ka qenë i dënuar dhe në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Një nga pistat e vrasjes së tij, në të cilën po heton Policia, ështe dhe prishja e pazareve të drogës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet e 25 prillit, ODIHR nis sot takimet me partitë politike (AXHENDA)
Shuhet profesori i Akademisë së FA, Agim Sulaj »
Article Logic
Execution time: 0.012189865112305
array(1) { ["section"]=> string(150) "ekzekutimi-i-32-vjecarit-ne-durres-a-ishte-nje-ngjarje-e-paralajmeruar-qytetaret-e-kane-denoncuar-disa-here-se-i-ka-kercenuar-me-jete-e-shkuara-236293" }