Ekzekutimi i 71 vjeçarit në Elbasan, fqinjët tregojnë tmerrin: U trishtuam shumë, ishte e frikshme

Publikuar tek: aktualitet, më 10:35 25-09-2020 Ekzekutimi i 71 vjeçarit në Elbasan, fqinjët tregojnë tmerrin: U trishtuam shumë, ishte e frikshme FotoMontazh: Lefter Zhidru - mburoja e RENEAS

Fqinjët e Lefter Zhidrut i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga Forcat Speciale RENEA në Elbasan, pasi ishte ngujuar në shtëpinë e tij dhe qëllonte me breshëri kallashnikovi ndaj Policisë, ka treguar tmerrin që kanë përjetuar gjatë atyre 5 orëve.

 

Ai thotë se janë trishtuar shumë dhe se gjithë ngjarja ka qenë e frikshme.

“Ne jemi vendas prej 40 vitesh në këtë lagje. S’kemi pasur shqetësime. Ai brenda pallatit mund të ketë pasur gjerat e veta. U trishtuam shumë, ishte e frikshme. Dhe ne kemi problemet tona brenda familjes, por jo kaq të rënda. S’duhet të ndodhin këto gjëra. Ajo që ndodhi dje dhe mund të mendohej se do dilte përfundimi aty. Pasi u negociua dhe nuk doli gjë. Ishte territori i tillë, se ai ishte brenda pallatit. Rrezikoheshin dhe banorët e tjerë. Rendi në Elbasan nuk është i keq, por duhet të jetë më mirë. Për ne ato orë ishin të rënda”,- tha një banor i lagjes 11 Nëntori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012846946716309
array(1) { ["section"]=> string(102) "ekzekutimi-i-71-vjecarit-ne-elbasan-fqinjet-tregojne-tmerrin-u-trishtuam-shume-ishte-e-frikshme-221602" }