Ekzekutimi i Artan Cukut, specialistët zgjerojnë pistën e hetimit: Autori mund të jetë i huaj dhe i paguar

Publikuar tek: aktualitet, më 07:48 21-04-2017 Ekzekutimi i Artan Cukut, specialistët zgjerojnë pistën e hetimit: Autori mund të jetë i huaj dhe i paguar

Hetimet e policisë dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda kanë marrë një shtrirje të gjerë për zbardhjen e vrasjes së ish-komisar Artan Cukut. Burime nga policia thonë se pamjet filmike ku duket autori janë shpërndarë në të gjitha burgjet.

Për të zbardhur këtë vrasje të bujshme, policia ka kërkuar ndihmën e të dënuarve me dyshimin se autori mund të jetë një ish-i dënuar.

Mësohet se të burgosurit nuk e kanë njohur autorin, pasi është kujdesur që në çdo cast të mbajë kokën ulur me qëllim që fytyra e tij të mos kapet nga kamerat e sigurisë.

Policia bën me dije se në hollin e pallatit ku u vra Cuku janë gjetur disa gjurmë gishtash, ndërsa me provat e deritanishme policia thotë se kemi të bëjmë një me vrasës me pagesë.

Personi që po kërkon policia është 1 e 75 cm i gjatë rreth 30 vjec. Fakti që asnjë person se ka njohur apo shprehur dyshime mbi një emër konkret i ka shtyrë specialistët të mos përjashtojnë edhe pistën e një vrasësi të huaj, ose që jeton jashtë territorit të Shqipërisë.

Për këtë po kryhen edhe verifikime në sistemin TIMS mbi personat me precedent penal apo të dyshimtë që kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi ditët  para  dhe pas vrasjes së Cukut, shkruan shekulli.

Për identifikimin e autorit policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 milion lekësh për këdo që jep informacion të vlefshëm. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korça gdhihet e bardhë, këto janë pamjet e mrekullueshme të qytetit (FOTO)
Përfundon aventura e “skeftarave” të Durrësit, vodhën 20 banesa dhe zbulohet si i plaçkisnin pa u vënë re (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.020756006240845
array(1) { ["section"]=> string(110) "ekzekutimi-i-artan-cukut-specialistet-zgjerojne-pisten-e-hetimit-autori-mund-te-jete-i-huaj-dhe-i-paguar-75898" }