Ekzekutimi i biznesmenit Niko Goro në Himarë, një nga autorët në pranga, 3 të tjerët u larguan me skaf nga deti

Publikuar tek: aktualitet, më 12:06 17-10-2020 Ekzekutimi i biznesmenit Niko Goro në Himarë, një nga autorët në pranga, 3 të tjerët u larguan me skaf nga deti FotoMontazh: Kliti Leka - vendi ku u vra Goro - Niko Goro

Niko Goro, biznesmeni dhe ndërtuesi i njohur 51 vjeçar, u vra mëngjesin e sotëm me 5 plumba kallashnikovi, nga autori i dyshuar Kliti Leka. Ngjarja ka ndodhur në orën 08.55. E plagosur ka mbetur motra e Goros, Eftiqi Qesko, e cila është hedhur para plumbave për të mbrojtur të vëllanë.

Mësohet se 53 vjeçari nga Tirana Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh. Kliti Leka i kishte dhënë tokën Niko Goros, tokë ku ky i fundit po ndërtonte hotelin e dytë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin, kanë bërë që Leka ta ekzekutojë atë.

“Niko Goro po ndërton në tokën time, më gënjeu. Ia dhash tokën, por më kishte lëkë borxh”, ka thënë 53 vjeçari kur është shoqëruar në Komisariat, ndërsa në momentin e arrestimit ka qenë me kapele në kokë dhe syze, e në dukje moskokçarës për çfarë kishte bërë.

Ndërkohë, Policia dyshon se Kliti Leka është ndihmuar për vrasjen dhe nga tre persona të tjerë, të cilët kanë braktisur furgonin në fshatin Livadh dhe janë larguar me skaf nga deti.

Borxhi që Niko Goro i kishte Kliti Lekës dihej dhe nga banorët e zonës pasi viktima dhe autori kishin debatuar disa herë. Një orë pas ngjarjes, 53 vjeçari është prangosur nga Policia në fshatin ‘Livadh”. 

1- Lexo edhe: Vritet në “pikë” të mëngjesit biznesmeni i ndërtimit në shëtitoren e HIMARËS

2- Lexo edhe: Ekzekutimi i Niko Goros, e plagosur dhe motra e tij, doli para plumbave për të vëllanë

3- Lexo edhe: Kush është biznesmeni Niko Goro, kushëri i kryebashkiakut socialist Jorgo Goro

4- Lexo edhe: ‘Shqiponjat’ prangosin në Livadh personin që dyshohet se vrau biznesmenin Niko Goro

5- Lexo edhe: Biznesmeni u vra sepse nuk i dha 70 mijë euro pronarit të tokës ku po ndërtonte hotelin e dytë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090601444244385
array(1) { ["section"]=> string(116) "ekzekutimi-i-biznesmenit-niko-goro-ne-himare-nje-nga-autoret-ne-pranga-3-te-tjeret-u-larguan-me-skaf-nga-deti-224101" }