Ekzekutimi i djalit të tezes së Fatmir Haklajt, shtohet pista e hasmërisë për vrasjen e biznesmenit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:29 14-01-2020 Ekzekutimi i djalit të tezes së Fatmir Haklajt, shtohet pista e hasmërisë për vrasjen e biznesmenit

Disa ditë pas vrasjes së biznesmenit 47-vjeçar Guxim Gjyriqi policia ka shtuar edhe një tjetër pistë hetimi, atë të hasmërisë.

 Gjuriqi është vrarë me armë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen "Partizani" dhe aktualisht po hetohet një konflikt i mundshëm me të plagosurit.

Viktima mësohet se është djalit të tezes së Fatmir Haklajt një nga të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit. Fillimisht u hetua pista e hakmarrjes, duke bërë lidhjen me Haklajn.

Atij i është zënë pritë dhe pasi e thirrën në emër, atentatorët e qëlluan me breshëri automatiku nga një mjet pa targa duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më vonë ëstë gjetur një makinë e djegur në fshatin Golaj të Hasit dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.

Gjuriqit ishte biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti në Bajram Curr. Ai ishte baba i tre fëmijëve, është kushëri i largët me Fatmir Haklajn, ish-shefin e komisariatit të policisë së Tropojës, që dha dorëheqjen nga posti më 9 janar 1998. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025726079940796
array(1) { ["section"]=> string(105) "ekzekutimi-i-djalit-te-tezes-se-fatmir-haklajt-shtohet-pista-e-hasmerise-per-vrasjen-e-biznesmenit-192025" }