Ekzekutimi i Hekuran Billës te ‘Komuna e Parisit’, i dyshuar edhe një i paraburgosur, mori pjesë në atentat por u kap nga Policia për një krim tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 13:27 22-02-2021 Ekzekutimi i Hekuran Billës te ‘Komuna e Parisit’, i dyshuar edhe një i paraburgosur, mori pjesë në atentat por u kap nga Policia për një krim tjetër Viktima Hekuran Billa

Hekuran Billa, i dënuar me burg përjetë në Angli por që në Shqipëri i shpëtoi drejtësisë vetëm me disa vite burg, mbeti i vdekur vitin e kaluar, pas një atentati mafioz të mirorganizuar te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Hetuesit kanë zgjeruar hetimet për vrasjen pasi si i dyshuar në atentat është dhe një person tjetër që ndodhet në paraburgim. Atij i është marrë një kampion ADN-je për ta krahasuar me mbetjet që u gjetën në makinën e atentatorëve.

Ky shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, dyshoshet se ka marrë pjesë në vrasjen e Hekuran Billës. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim pasi është arrestuar nga Policia për një vepër tjetër penale.

Aktualisht nën akuzë për vrasjen e Hekuran Billës janë Viktor Marku dhe Sebastiano Mali, dajë dhe nip. Ata bashkëpunuan me të dashurën e Billës, shtetasen Adjola Lakra dhe nxorën në pritë biznesmenin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje pasi afro 15 vite më parë Hekuran Billa ekzekutoi në Angli 22 vjeçarin Prel Marku, vëllai i Viktor Markut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TRONDITET Elbasani/ Koronavirusi i merr jetën 17-vjeçarit, ishte shtruar te Infektivi
TRAGJIKE/ Humb jetën nga koronavirusi 30-vjeçarja nga Elbasani, i hoqën foshnjen parakohe nga barku »
Article Logic
Execution time: 0.011313915252686
array(1) { ["section"]=> string(152) "ekzekutimi-i-hekuran-billes-te-komuna-e-parisit-i-dyshuar-edhe-nje-i-paraburgosur-mori-pjese-ne-atentat-por-u-kap-nga-policia-per-nje-krim-tjeter-239772" }