Ekzekutimi i ISIS / Egjipti bombardon Libinë, Bushati: I tmerruar, përgjigje e fortë ndaj terrorizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:36 16-02-2015 Ekzekutimi i ISIS / Egjipti bombardon Libinë,  Bushati: I tmerruar, përgjigje e fortë ndaj terrorizmit Ekzekutimi i egjiptianëve nga ISIS

Ekzekutimi i 21 pengjeve egjiptianë nga ISIS-I ka ngjallur reagimin e Egjiptit, por edhe të ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri, Ditmir Bushati.

Egjipti bombardoi sot në mëngjes ISIS-in në Libi ndërkohë që Bushati shprehet i tmerruar nga ngjarjet. Nëpërmjet një statusi në ‘’Twitter’’, ministri Bushati shprehet se nevojitet përgjigje e fortë kundër terrorizmit.  “I tmerruar nga vrasjet 21 krishterëve egjiptianë në Libi – nevojitet përgjigje e fortë për të shmangur plagën e terrorizmit në  Mesdhe dhe Evropë”, shkruan ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Hedhja e bombave nga shteti egjiptian në Libi ka ndodhur pasi ISIS-i ekzekutoi ditën e djeshme 21 pengjet egjiptiane. Nëpërmjet një video bërë publike, ekzekutorët u prenë kokën 21 të krishterëve, në breg të detit.

21 egjiptianët e krishterë ishin rrëmbyer në Libi dhe vrasjet makabre u bënë në bregdetin e Wilayat Tarabulus në Detin Mesdhe.  Egjiptianëve, të veshur me kostume portokalli u janë prerë kokat nga terroristët e veshur me të zeza. Video u shfaq në ‘’Twitter’’ në një faqe interneti që mbështet ISIS-in. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Autobusi aksidentohet në Vorë, plagoset rëndë një vajzë
Dëmtohet linja e Shën Mërisë, ndërprerje uji në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011167049407959
array(1) { ["section"]=> string(101) "ekzekutimi-i-isis-egjipti-bombardon-libine-bushati-i-tmerruar-pergjigje-e-forte-ndaj-terrorizmit-3451" }