Ekzekutimi i taksistit nga 2 vëllezërit se iu ngacmonte nënën dhe motrën, familjarët vendosin buqetë me lule dielli në fuçinë ku iu gjet trupi i pajetë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:00 06-08-2020 Ekzekutimi i taksistit nga 2 vëllezërit se iu ngacmonte nënën dhe motrën, familjarët vendosin buqetë me lule dielli në fuçinë ku iu gjet trupi i pajetë (FOTO) Lulet e vendosura nga familjaret

Familjarët e taksistit 71 vjeçar Abdulla Budlla, i cili u vra nga 2 vëllezërit Arsil dhe Sajmir Sherra, sepse u ngacmonte nënën dhe motrën, kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe kanë vendosur lule.

Në fuçinë, mbi të cilin u gjet trupi i 71-vjeçarit sot është vendosur një buqetë me lule dielli, prej tyre.

Arsil dhe Sajmir Sherra, 20 dhe 32 vjeç, teksa kanë pranuar krimin kanë deklaruar se ishin përpjekur të zgjidhin një konflikt me viktimën.

Ata kanë thënë më tej se pak kohë më parë ishin konfliktuar fizikisht me 71 vjeçarin, për një të afërme, të cilën i moshuari e ngacmonte.

“U përpoqëm ta zgjidhnim konfliktin. I kërkuam të hiqte dorë nga e afërmja jonë të cilën e ngacmonte”, kanë thënë 2 vëllezërit para policisë.

Taksisti u qëllua për vdekje para 3 ditësh në Fushë-Prezë të Tiranës.

Screenshot_4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098171234130859
array(1) { ["section"]=> string(162) "ekzekutimi-i-taksistit-nga-2-vellezerit-se-iu-ngacmonte-nenen-dhe-motren-familjaret-vendosin-buqete-me-lule-dielli-ne-fucine-ku-iu-gjet-trupi-i-pajete-foto-216271" }