Ekzekutimi i vrasësve të Hajdarit, Berisha: Duhet të zhdukeshin! Ja kombinimet që bëri shteti për vrasjen e Haklajve

Publikuar tek: politike, më 21:49 28-09-2020 Ekzekutimi i vrasësve të Hajdarit, Berisha: Duhet të zhdukeshin! Ja kombinimet që bëri shteti për vrasjen e Haklajve Sali Berisha dhe Azem Hajdari

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur për vrasjen në një periudhë brenda një viti të disa prej pjesëmarrësve në ekzekutimin e Azem Hajdarit, ka thënë se “ata duhet të zhdukeshin”.

Berisha akuzoi sërish shtetin, që sipas tij pasi urdhëroi vrasjen e Hajdarit, ekzekutoi edhe ata që e kryen atë.

Berisha tha se vrasja e anëtarëve të familjes Haklaj, mund të kryej vetëm nga shteti, duke përdorur edhe “kombinimet” përmes familjarëve të viktimave.

Pjesë nga intervista në emisionin “Opinion”:

Berisha: Ekzekutimi i vrasësve të tij. Nuk janë vrarë në rrethana të çuditshme. Ata kryen krimin e shekullit, dhe ata duhet të zhdukeshin. Ata duhet të zhdukeshin.

Pyetje: E kush i zhduku?

Berisha: Ata që vranë Azemin, duke bërë kombinime. Haklaj ishin banda më terroriste në Tropojë. Bandë vrastare, përdhunuese, plaçkitëse. Por pasi kryen misionin ata duhet të ishin zhdukur. Por i zhduku shteti. Vetëm shteti mund të vendoste një seri minash. Vetëm shteti mund të të vriste në oborr të shtëpisë. Shteti duke bërë kombinime me familjet e viktimave, ata sigurisht që ishin të angazhuar meqënëse shteti nuk i dënonte ata. Shteti ka shumë mundësi të bëri kombinime me ta, por strumbullari i zhdukjes së tyre, po të mos donte shteti i arrestonte. Nëse i arrestonte ata ishin në burg si Jaho sdali

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010190010070801
array(1) { ["section"]=> string(120) "ekzekutimi-i-vrasesve-te-hajdarit-berisha-duhet-te-zhdukeshin-ja-kombinimet-qe-beri-shteti-per-vrasjen-e-haklajve-222021" }