Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali, Prokuroria pushon çështjen: ‘I forti’ i Myslym Shyrit ‘ia hedh paq’, fiton lirinë (NGJARJA-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:29 08-07-2020 Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali, Prokuroria pushon çështjen: ‘I forti’ i Myslym Shyrit ‘ia hedh paq’, fiton lirinë (NGJARJA-DETAJE) FotoMontazh: Arben Bilali - Gjergj Cukali

Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për ekzekutimin mafioz të ish-policit Arben Bilali në dreën e shtëpisë, në zonën e Selitës një vit më parë.

Sipas prokurorit të çështjes provat e mbledhura janë të pamjaftueshme. Madje dhe disa mostra ADN-je të gjetura në një shishe uji që mbante me vete “i forti” i Myslym Shyrit Gjergj Cukali, i akuzuari kryesor për ngjarjen, nuk u morën parasysh.

Kështu, me pushimin e hetimeve Prokuroria e Tiranës ka pushuar dhe çështjen penale ndaj Gjergj Cukalit.

Konflikti midis Arben Bilalit dhe Gjergj Cukalit daton që në vitet ’90, kur u vra në atentat vëllai i Arbenit, Bujar Bilali. 13 vite më vonë ish-efektivit të policisë Arben Bilali iu ngrit kurth bashkë me vëllain e tij Leonardin, ky i fundit mbeti i vdekur, ndërsa Arbeni u plagos.

9 vitë më vonë, Arben Bilali u ekzekutua pranë shtëpisë së tij duke marrë plumb në krah dhe në bark. Ai vdiq në Spitalin Ushtarak.

Gjergj Cukali ka probleme me drejtësinë shqiptare që prej vitit 2004, kur mori peng shtetasin F.D. Për këtë ngjarje, 40-vjeçari Cukali u arrestua në 2006.

Në vitin 2016, Cukali u arrestua si drejtues i trafikut kokainë në Tiranë. Ndërkohë, ai lëvizte me dokumente të falsifikuara. Në 2018 u ndalua sërish nga policia për thyerjen e masës ‘’arrest shtëpie’’. Për herë të tretë, Cukali ra në pranga në 31 maj të këtij viti, 4 muaj pas vdekjes së Arben Bilalit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010265111923218
array(1) { ["section"]=> string(142) "ekzekutimi-mafioz-i-ish-policit-arben-bilali-prokuroria-pushon-ceshtjen-i-forti-i-myslym-shyrit-ia-hedh-paq-fiton-lirine-ngjarja-detaje-213223" }