Ditën e djeshme u ekzekutua me katër plumba ish-drejtori të policisë në Vlorë Artan Cuku.
Ngjarja ndodhi në ashensorin e pallatit, në lagjen Dinamo, pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë. Sakaq për krimin e tmerrshëm ka reaguar ish-drejtori i policisë, njëherazi deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu.
“I trishtuar për vrasjen e Artan Cukut...! Ngushëllime familjes”, shkruan Ndreu.
