Ekzekutimi me kallashnikov silenciator në Vlorë, detaje nga vrasja e djalit të mjekut: Si u prit nga autorët e maskuar në rrugicën e shtëpisë (SKEMA e krimit)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:27 25-05-2020 Ekzekutimi me kallashnikov silenciator në Vlorë, detaje nga vrasja e djalit të mjekut: Si u prit nga autorët e maskuar në rrugicën e shtëpisë (SKEMA e krimit) Viktima dhe makina e djegur e autoreve

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi me kallashnikov silenciator i 26 vjeçarit Kristian Breshanaj  në Vlorë, i cili është djali i një mjeku të njohur në këtë qark.

Familjarët e viktimës janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni që djali të kishte konflikte që të sillnin një ngjarje tragjike për to. Mirëpo nga mënyra si ai është ekzekutuar dyshohet se kemi të bëjmë me një ekzekutim mafioz.

26 vjeçari kishte 3 vite që kur ishte kthyer nga Belgjika, dhe dyshohet se ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, çka ka qenë dhe shkaku i vdekjes së tij.

Ekzekutimi i të riut është bërë në një rrugicë pranë shtëpisë së tij me kallashnikov silenciator nga 2 persona të maskuar. Ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi kur ka marrë një telefonatë. Në atë moment pas telefonatës është kthyer pak pas dhe është ekzekutuar në një rrugë pa kamera dhe pa ndriçim.

Pranë vendit të ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja ndërsa automjeti i autorëve është djegur së bashku me armën që është përdorur për krimin.

Makina e autorëve ishte lënë 800 metra më tutje nga vendi i ekzekutimit dhe autorët e kanë pritur 26 vjeçarin pranë rrugicës. Pasi e kanë vrarë autorët janë larguar me makinë tjetër.

Sa i përket viktimës ai është pikasur nga komshinjtë të cilët e kanë gjetur të vdekur. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010154962539673
array(1) { ["section"]=> string(161) "ekzekutimi-me-kallashnikov-silenciator-ne-vlore-detaje-nga-vrasja-e-djalit-te-mjekut-si-u-prit-nga-autoret-e-maskuar-ne-rrugicen-e-shtepise-skema-e-krimit-207707" }