Ekzekutimi në mes të qytetit i Skerdilajd Konomit, Artan Hoxha bën deklaratën BOMBË: Toka që pretendon ‘Rrumi’ i është mbivendosur asaj të gjyqtarit të Vlorës?

Publikuar tek: barometri, më 07:51 05-11-2019 Ekzekutimi në mes të qytetit i Skerdilajd Konomit, Artan Hoxha bën deklaratën BOMBË: Toka që pretendon ‘Rrumi’ i është mbivendosur asaj të gjyqtarit të Vlorës? FotoMontazh: Gjyqtari i Vlores Skerdilajd Konomi - Landi Muharremi

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa fliste për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit pak ditë më parë.

Hoxha ka shtruar në Opinion pyetjen nëse toka që pretendon Landi Muharremi në Gjirin e Lalzit i është mbivendosur sipërfaqes prej 3,500 hektarësh që gjyqtari Skerdilajd Konomi e kishte fituar në 14 qershor 2009 me vendim të Gjykatës së Lartë. Sipas Hoxhës, atentati i fundit mund të rihap ngjarjen e 2011, ku gjyqtari Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mes të Vlorës, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte shpërtheu në ecje.


“Fadi Mitri (biznesmeni libanez) u dhunua në një nga rrugët më të sigurta të Tiranës, rrugës për në Rinas në prani të shoferit të tij dhe gruas. Si është e mundur që kjo ngjarje është pa autor ndërkohë që ngjarja ndodhi pas vendimit të apelit. A është e vërtetë që toka që pretendon ky person apo ky grup personash në Gjirin e Lalëzit të jetë e mbivendosur në një sipërfaqe prej 3500 hektarësh që ka fituar Skerdilajd Konomi në 14 qershor 2009 me vendim të gjykatës së lartë, është mbivendosur aty ky truall. Kjo histori mund të rihap ngjarjen e 2011 dhe mund të zbulojë çfarë ka ndodhur”, tha Artan Hoxha.

Kujtojmë se, në 9 shtator 2011 u ekzekutua në një atentat mafioz në mes të qytetit të Vlorës në orën 09:30 të mëngjesit teksa shkonte në punë. Mjeti tip Mercedes Benz me të cilin aim udhëtonte shpërtheu si pasojë e vendosjes së një sasie të madhe tritoli, zhurma e të cilit u dëgjua në gjithë Vlorën, ndërsa gjyqtari Konomi u nxor nga qytetarët nga mjeti i pajetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045818090438843
array(1) { ["section"]=> string(161) "ekzekutimi-ne-mes-te-qytetit-i-skerdilajd-konomit-artan-hoxha-ben-deklaraten-bombe-toka-qe-pretendon-rrumi-i-eshte-mbivendosur-asaj-te-gjyqtarit-te-vlores-184749" }